Dështimi me Ilir Berishën, klubi do të shiste Jashanicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2016 | 8:48

Dështimi me Ilir Berishën, klubi do të shiste Jashanicën

Rivaliteti mes Skënderbeut dhe Flamurtarit rikthehet sërish, por këtë herë jo në fushë. Vlonjatët kanë zënë në befasi korçarët në merkato, duke u “rrëmbyer” mbrojtësin kosovar, Ilir Berisha.ilir berisha flamurtari Teksa në klubin bardhekuq po përgatiteshin të zyrtarizonin përforcimin e radhës, menjëherë në skenë ka dalë Flamurtari, duke prishur të gjitha planet e korçarëve.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” treguan dje se vlonjatët i kishin bërë një ofertë me afro 2-3 mijë euro më shumë nga ajo që korçarët ishin munduar të joshnin Berishën.

Kjo ka sjellë një kaos në merkaton e Skënderbeut, pasi me ardhjen e Berishës klubi po përgatiste një lëvizje të bujshme.

Burime të gazetës pranë drejtuesve korçarë zbuluan dje se nëse do të firmoste kosovari, atëherë do të ndizej drita jeshile për mbrojtësin Bajram Jashanica, i cili do të shitej nga Skënderbeu në klubin e Bundesligës 2, Mynih 1860.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"