“Dështimi i radhës do të jetë fatal edhe për mua”, Flik i ndërgjegjshëm për fatin e tij te Bajerni: Kemi falur shumë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 12:00

“Dështimi i radhës do të jetë fatal edhe për mua”, Flik i ndërgjegjshëm për fatin e tij te Bajerni: Kemi falur shumë!

Eliminimi i kampionëve në fuqi në Kupën e Gjermanisë ka lënë një shije të hidhur te skuadra e Bajernit. Trajneri Hansi Flik, në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, u shpreh se ka ardhur koha që justifikimet për rezultatet e dobëta të marrin fund.
Hansi-Flick-210113-watches-G-1005
Çfarë nuk po shkon me Bajernin në këto momente?
Nuk e di, por mund të them se jemi duke kaluar një moment jo të mirë. Kam dëgjuar të flitet për mungesë motivimi, por kjo nuk është e vërtetë. Skuadra u munda të fitonte në 120 minutat e luajtura dhe kjo nuk mund të mohohet nga askush. Gabuam në pësimin e dy golave të barazimit. Kishim mundësi të shënonim më shumë për ta mbyllur ndeshjen, por kjo nuk ndodhi.

Nga vijnë këto gabime?
Janë gabime individuale, por kur bëhen nga të gjithë, kthehet në një problem kolektiv. Në golin e 2-2 u treguam shumë naivë duke larguar topin në mesin e fushës. Ishin sekonda që bënë diferencën. Në futboll duhet menduar për gjithçka. Pakujdesia më e vogël mund të dëmtojë shumë. Nuk dua të nxjerr justifikime, por të gjithë e dimë se ndeshjet e ngjeshura dhe pushimet e pakta kanë ndikimin e tyre. Tani kemi një detyrë të vështirë, duhet të rikthehemi te fitoret dhe kjo, me lojë të bukur.
1176936_imgw968
Shvainshtaiger kritikoi shumë vendosjen e mbrojtjes në golin e 1-1. Keni të njëjtin mendim?
E kemi diskutuar atë moment me lojtarët dhe të gjithë kishim të njëjtin mendim. Vendosja ishte jo e duhura. Mund të them se u zumë në befasi edhe nga loja e kundërshtarit. Kieli luftoi fort deri në fund duke treguar një shpirt të lartë gare.

Sa i zhgënjyer jeni që skuadra fali një mundësi për t’u kualifikuar?
Duhet të bënim më shumë dhe kjo është e qartë. Lojtarët ishin shumë të zhgënjyer në fund të ndeshjes. Askush nuk e kishte menduar një fund të tillë, por janë gjëra që ndodhin. Kemi shfaqur problemet tona dhe jemi ndëshkuar nga ato. Do t’i analizojmë me kujdes të gjitha këto episode dhe do të nxjerrim mësimet tona. Një tjetër ndeshje si kjo dhe gjithçka mund të shkojë keq për të gjithë, edhe për mua.
flik
Thuhet se nuk keni një plan “B”. Sa e vërtetë është?
Bëmë disa ndryshime në pjesën e dytë, por ato nuk patën ndikimin që shpresonim. Plani “B” nuk është diçka që mund ta bësh menjëherë. Sigurisht që kemi mënyrat tona, por shumë gjëra nuk shkuan ashtu siç i kishim menduar.
Transfer-market-Valencia-thinks-of-Marc-Roca
Penalltia u humb nga lojtari më i mirë në kohën shtesë. Sa e vështirë do të jetë për ta motivuar sërish lojtarin?
Askush nuk akuzon askënd për penalltinë e humbur. Penalltitë janë aty edhe për t’u humbur. Fatkeqësisht, i ndodhi Rokës. Do të qëndrojmë të bashkuar dhe do ta mbështesim lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"