Dështimi i “La Masia”, presidenti i Barcelonës: Fajin e kanë Çavi, Iniesta dhe Pike!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 22:07

Dështimi i “La Masia”, presidenti i Barcelonës: Fajin e kanë Çavi, Iniesta dhe Pike!

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, mendon se brezi i artë i futbollistëve që shpërthyen njëkohësisht në radhët e katalanasve është arsyeja kryesore pse “La Masia”, akademia e famshme e klubit, nuk po funksionon më.

58871-large

“Problemi kryesor janë Çavi, Inesta, Leo Mesi dhe të gjithë lojtarë e tjerë. Është ë vështirë të jesh një futbollist i cili duhet të rivalizojë me Leo Mesin, apo Nejmar, apo Çavi, Iniesta, Buskets dhe Pike. Është shumë e vështirë të bëhesh pjesë e një ekipi të tillë.

la-masia-1-

Sipas tij, në 15 vitet që Çavi qëndroi pjesë e ekipit të parë, 15 futbollistë të rinj dolën nga akademia dhe u desh të largoheshin nga klubi sepse nuk gjenin hapësirë.

2010-12-06_ENTRENO_55.v1351519837

“Kush do të jetë Leo Mesi i ri? Me siguri që futbollistë të tjerë do të jenë Mesi i radhës, por do të duhet të largohen nga klubi ynë pasi për ta përndryshe bëhet e pamundur. Çavi na rekomandon që të marrim gjërat me ngadalë, por problemi në vetvete është Çavi. Ai e krijoi problemin, bashkë me Iniesta dhe Pike, edhe ata ishin pjesë e tij”, tha Bartomeu për “New York Times”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"