Dështim i merkatos së janarit, Tirana prish kontratën me mbrojtësin kenian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2018 | 14:09

Dështim i merkatos së janarit, Tirana prish kontratën me mbrojtësin kenian

Musa Muhamed, mbrojtësi i ardhur në merkaton e janarit tek skuadra e Tiranës, prej kenianëve të Gor Mahias, ka prishur me marrëveshje kontratën me klubin bardheblu. Mbrojtësi ishte një kërkesë e Ze Marias për merkaton e janarit, por mesa duket kjo lëvizje ka rezultuar një dështim.

musa-mohammed-tirana

Burime të Panorama Sport pranë klubit të Tiranës, bëjnë me dije, se kontrata është prishur me marrëveshje nga të dyja palët, dhe tashmë lojtari është i lirë. Ndërkohë, për mediat keniane, ai pranon se ka prishur kontratën dhe thotë: “Po, e kam prishur kontratën për çështje të ndryshme, financiare por edhe personale. Ishte një eksperiencë që më hapi sytë dhe tani do përqendrohem në sfida të tjera.”

musa muhamed

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"