Dështim i madh për hungarezët, situatën e zhdramatizon Çiljeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2016 | 14:08

Dështim i madh për hungarezët, situatën e zhdramatizon Çiljeta

Ferencvaroshi u eliminua në mënyrë të papritur nga Partizani, nga turi i dytë i Ligës së Kampioneve. Klubi hungarez me një buxhet disa milionë euro, nuk ia doli që të kalonte të kuqtë, duke u thyer pas goditjeve të penalltive. Disfata e së mërkurës është përjetuar si dramë te Ferencvaroshi.

_ATI1984

Lojtarët dhe trajneri nuk kanë bërë asnjë deklaratë, në një kohë që në faqet zyrtare të klubit në “Facebook” dhe në internet nuk ka pasur asnjë reagim për humbjen ndaj Partizanit. Ndërkaq, mediat e kanë “kryqëzuar” skuadrën hungareze për paraqitjen e saj në atë sfidë. Që kur u mësua kundërshtari, Ferencvaroshi ishte dukshëm i favorizuar për të kaluar më tej, por dështoi në përballjen me të kuqtë ku u regjistruan dy barazime 1-1.

Çiljeta

Përtej analizës taktike dhe asaj që ndodhi në fushë, portalet hungareze i kushtuan rëndë- si edhe aspektit “rozë” të asaj sfide. Dhe shumë portale kanë shfrytëzuar hiret e Çiljeta Xhilagës për ta zhdramatizuar situatën.

750xhilaga1

“Nemzetisport.hu”, një prej portaleve informative online më të klikuara në Hungari, i kishte kushtuar një shkrim, ku jepeshin përshkrime për heroin e asaj ndeshjeje, për portierin Alban Hoxha. Gjithashtu, në shkrim ishin përfshirë edhe disa foto të Çiljetës, ku shfaqej në formë shumë të mirë fizike.

750Xhilaga7

Dhe hungarezët duke iu referuar portaleve dhe mediave shqiptare, deklaronin se kjo është femra që i ka rrëmbyer zemrën heroit të portës së Partizanit. Dhe fotot e këngëtares shqiptare ishin përhapur në mënyrë virale në internet gjatë ditës së djeshme. Është më se e dukshme tashmë që ka një “filling” ndërmjet portierit të kuq Hoxha dhe këngëtares Xhilaga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"