Dëshpërimi i Fejzullahut: Na shënoi Kukësi me një rast në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 23:05

Dëshpërimi i Fejzullahut: Na shënoi Kukësi me një rast në portë

Mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahi, nuk e kupton ende se si ishte e mundur që Kukësi doli me pikë nga ndeshja e sotme ndaj të kuqve.

Fejzullahi partizani 2016

“Duke parë ndeshjen që zhvilluam them se me Kukësin ishte diferencë që nga minuta e parë. Se e dominuam ndeshjen që nga minuta e parë e deri në fund. Kukësi me një rast në portë arriti të shënojë”, tha ai në “Gol pas Goli”.

“Ne arritëm të krijonim mjaft raste. Por edhe për këtë futbolli është i bukur. Por do vazhdojmë rrugën, nuk do të dorëzohemi”, premtoi futbollisti i cili ishte protagonist edhe në golin e shënuar nga kundërshtarët pasi devijoi topin që më pas u kthye në rrjetë nga Dvornekoviç.

“Aty isha, Atanda ishte një për një me të, unë isha në shtyllën e dytë. U tërhoqa mbrapa, por topi erdhi me shpejtësi, kështu që nuk kisha mundësi të reagoja”, u shfajësua ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"