Dëshiron të ngjisë shkallët si Lorenc Trashi, talenti drejt kalimit në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 0:16

Dëshiron të ngjisë shkallët si Lorenc Trashi, talenti drejt kalimit në Kategorinë e Parë

Klaus Zani talenti gramshak është padyshim një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Gramshit. Shtatshkurtri Zani që është mjaftë teknik, është dhe golshënuesi i padiskutueshëm i skuadrës së tij.klaus zani

Ai po vazhdon individualisht stërvitjen me vrapime dhe ushtrime të ndryshme. Dëshira e tij është të luajë sezonin tjetër në Kategorinë e Parë. Grepat i pari i ka hedhur menaxheri dhe gjithashtu ish trajneri i tij dhe tashmë tekniku i Luzit, Anxhelo Suta.

Ky i fundit i bënë thirrje të bëhet gati për tu ngritur dhe për të luajtur në një nivel më lartë në ligën e parë. Nuk dihet në cilin ekip të Kategorisë së Parë do ta shohim sezonin tjetër Klaus Zanin, që ka dëshirë të ngjisë shkallët e karrierës si gramshaku tjetër Lorenc Trashi, që luan me Partizanin.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"