Dëshiron të luajë për Romën dhe për më pak para, Arsenali kthen mbrapsht dy ofertat e verdhekuqve për lojtarin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 22:12

Dëshiron të luajë për Romën dhe për më pak para, Arsenali kthen mbrapsht dy ofertat e verdhekuqve për lojtarin e tij

Arsenali ka refuzuar dy ofertat e Romës për të blerë mesfushorin e avancuar Henrik Mkitarian.

mkitarian

Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” pranojnë ta shesin 31-vjeçarin nga Armenia për jo më pak se 20 milionë euro, ndërsa Roma ka mundur vetëm të ofrojë 12 milionë euro.

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid u ka bërë të ditur shokëve të skuadrës verdhekuqe se pranon të luajë për Romën dhe me pagë të reduktuar.

Por, nëse Roma nuk arrin të përmbushë kërkesat e Arsenalit, Mkitarian është i detyruar të kthehet sezonin e ardhshëm në Londër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"