Dëshiron Liverpulin, por e kërkon Milani. Futbollisti i Borusia Dortmundit tregon vendimin e tij: Largohem në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:17

Dëshiron Liverpulin, por e kërkon Milani. Futbollisti i Borusia Dortmundit tregon vendimin e tij: Largohem në fund të sezonit

Futbollisti i Borusia Dortmundit Mario Gëtze e bëri të qartë se do të largohet nga klubi verdhezi në fund të sezonit.

abrashi getze

Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 u shpreh qartë se dëshiron të provojë një eksperiencë të re në karrierë, e cila me siguri do të jetë jashtë Gjermanisë.

“Së pari, shpresoj që të jeni të gjithë mirë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë. Sot dua të deklaroj se pas një diskutimi të gjatë, kam vendosur të ndryshoj planet në karrierën time. Kam menduar një kohë të gjatë për këtë hap”, deklaroi ish-lojtari i Bajern Mynihut.

Gëtze ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish nën urdhrat e ish-trajnerit të tij Jurgen Klop, ndërsa Milani ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të diskutuar mundësinë e kalimit në Itali sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"