Dëshirojnë të vazhdojnë së bashku, Juventus pranë rinovimit me lojtarin bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 16:35

Dëshirojnë të vazhdojnë së bashku, Juventus pranë rinovimit me lojtarin bardhezi

Juventus dhe Huan Kuadrado përsëri së bashku. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, drejtuesit bardhezi kanë nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit kolumbian i cili është në skadencë kontrate në vitin 2022.

kuadrado

Raportet midis të dy palëve janë optimale, dhe bashkëbisedimet e para janë kryer me objektivin për të vazhduar marrëdhënien e tyre edhe për disa vite të tjera.

Kuadrado deri më tani me Juventusin në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 24 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"