Dëshirojnë kualifikimin ndaj Crvena Zvezdës, ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga Pioli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 14:59

Dëshirojnë kualifikimin ndaj Crvena Zvezdës, ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga Pioli

Milani luan sot ndaj Crvena Zvezdës ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Europa Ligës, pas atij barazimi dramatik 2-2 në Beograd të enjten e kaluar.

milan

Stefano Pioli e ka si synim kualifikimin për më tej në këtë kompeticion ku ashtu siç ka deklaruar më parë ecuria në Europë e rrit skuadrën e Milanit e cila ka shumë lojtarë të rinj në përbërje. Tekniku kuqezi ka publikuar listën e të grumbulluarve të lojtarëve dhe ku vihet re mungesa e dy lojtarëve, Ismael Benaser dhe Mario Manxukiç. Të dy lojtarët kanë pësuar një dëmtim muskulor.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE TË MILANIT NDAJ CRVENA ZVEZDËS –

Portier – Xh. Donaruma, A. Donaruma, Tatarushanu.

Mbrojtës – Kalabria, Dalot, Gabia, Teo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romanjoli, Tomori.

Mesfushorë – Çalhanollu, Kastijeho, Brahim Diaz, Kesi, Kruniç, Meite, Salemakers, Tonali.

Sulmues – Ibrahimoviç, Leao, Rebiç.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"