“Dëshirojmë paraqitje pozitive me Kombëtaren në muajin mars”, Duka për mediat italiane: Edi Reja në pankinën e Napolit? I kam dëgjuar këto thashetheme, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:48

“Dëshirojmë paraqitje pozitive me Kombëtaren në muajin mars”, Duka për mediat italiane: Edi Reja në pankinën e Napolit? I kam dëgjuar këto thashetheme, por…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është intervistuar nga radio napoletane “Radio Kiss Kiss Napoli”, duke folur për çështje të ndryshme për trajnerin Edi Reja për një kalim të mundshëm të italianit tek skuadra e Napolit, për Kombëtaren Shqiptare, për rizgjedhjen si President të Federatës Italiane të Futbollit të Gravinës dhe rikthimin e tifozëve në stadiume:

Armand-Duka

Edi Reja – “Edi Reja të ulet në pankinën e Napolit në vendin e Gatuzos? I kam dëgjuar këto thashetheme, por të vërtetën nuk di asgjë. Napoli nuk ka kontaktuar kurrë Rejën, dhe ai nuk më ka thënë kurrë se do dëshironte të kryente dy punë, të ishte si trajner i Shqipërisë por edhe si trajner i Napolit. Unë dua të specifikoj tani që është një mundësi për t’u përjashtuar kategorikisht, nuk mund të bëhet, një trajner nuk mund të jetë në një ekip kombëtar dhe një klub në të njëjtën kohë. Nuk mund të ndodhë!”

Gravina – “I kam dërguar urimet e mia me rastin e rizgjedhjes së tij si President i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravinës. Jam i lumtur që ai do të mund të vazhdojë punën e tij në krye të federatës edhe për një mandat tjetër, sepse jam i sigurt se ai do të kryejë më së miri detyrën e tij dhe do të ndihmojë futbollin italian të zhvillohet edhe më shumë.”

Bilanci financiar – “Bilanci financiar i klubeve evropiane është negativ pa spektatorë në stadiume: ka më pak sponsorë dhe më pak reklama. Bilanci sportiv nuk është i keq, po shkon mirë, ekipet po luajnë dhe nga pikëpamja sportive nuk kanë humbur shumë.”

Tifozët në stadiume – “Kjo nuk është diçka që varet nga UEFA, por nga autoritetet shtetërore të secilit shtet. Në Angli kanë vendosur ta ndërmarrin këtë hap, ne shpresojmë që të ndodhë së shpejti edhe në pjesën tjetër të Evropës. Shpresa, pra, është që Euro2020 të luhet me 50% të spektatorëve në tribuna. Që finalet e Euro2020 të luhen vetëm në Angli është një mundësi: kanë mbetur edhe 4-5 muaj, le të shohim nëse situata do të ndryshojë ose përndryshe Anglia do të jetë një mundësi.”

Arbitrimi në Europë ndaj skuadrave italiane – “Nuk ka asnjë sinjal, askush nuk është kundër klubeve italiane. Arbitrat mund të bëjnë gabime ashtu si gabojnë futbollistët apo trajnerët. Përkundrazi, skuadrat italiane pëlqehen nga të gjithë dhe nuk jam dakord me ata që thonë se janë në shënjestrën e gjyqtarëve. Madje, unë do të shtoja se të gjitha klubet e ndryshme evropiane ndonjëherë ankohen. Gabimet e gjyqtarëve janë thjesht pjesë e lojës.”

Lojtarët shqiptar – “Jam i lumtur që lojtarët shqiptarë po luajnë mirë me ekipet e tyre përkatëse, shikoni për shembull paraqitjen e Xhimshitit të mërkurën me Atalantën. Shpresojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë me ndeshjet zyrtare të muajit mars.”, përfundoi Armand Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"