Dëshira për t’u larguar kuptohet qartë, mesfushori “i lutet” Sitit për… Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 11:14

Dëshira për t’u larguar kuptohet qartë, mesfushori “i lutet” Sitit për… Barcelonën

Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva, është i tërhequr nga ideja e nënshkrimit për Barcelonën dhe është në dijeni të interesit të trajneri Ksavi Hernandez ka në adresë të tij.

auto_silva1651007271

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se mesfushori i Mançester Sitit ia ka bërë të qartë klubit anglez dëshirën për t’u larguar nga “Qytetarët” dhe nga Anglia.

Ai dëshiron të provojë një eksperiencë të re jashtë ishujve britanikë dhe destinacioni mund të jetë Barcelona. Problemi qëndron te çmimi që Siti kërkon për portugezin. Bëhet fjalë për një shumë arrin deri në 80 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"