Deshamp përgënjeshtron lajmet për yjet e Francës: Mbape dhe Grizman kanë marrëdhënie fantastike…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 16:53

Deshamp përgënjeshtron lajmet për yjet e Francës: Mbape dhe Grizman kanë marrëdhënie fantastike…

Didië Deshamp nuk bëhet aspak pishman për përplasjen dhe divorcin e radhës me Karim Benzemanë dhe ndërkohë shijon dyshen Mbape-Grizman, e cila çmontoi mbrëmjen e djeshme totalisht Holandën.deshamp

“Pikësëpari dua të falënderoj dhe t’i bëj komplimentet Menjasë, i cili shmangu atë gol nga pika e penalltisë në fund, pasi mendoj se ky ishte sinjali më i fortë i ndeshjes. Të mos pësosh të lejon të luash i qetë në vazhdim dhe ne sulmuesit për të shënuar jo një, por dy, tre apo katër gola, madje edhe më shumë mund të kishim realizuar ndaj Holandës i kemi.

Asisti i Mbapesë për Grizmanin, sinjal paqeje? Unë nuk e di se çfarë ju shkruani dhe ku i gjeni këto gjëra, por di të them se mes tyre ka pasur dhe ka një marrëdhënie fantastike. Mjafton t’i shohësh sa të lumtur janë në fushë për të përgënjeshtruar çdo gjë që ju shkruani”, u shpreh Deshamp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"