Deshamp dhe Grizman, sa shumë rekorde franceze në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 10:04

Deshamp dhe Grizman, sa shumë rekorde franceze në Tiranë

Kampionët e botës janë sot një nga skuadrat më të forta në botë, për vetë përbërjen dhe organikën e lojtarëve që kanë në dispozicion.

De SHaMP gRIZMAN

E për këtë, humbja ndaj Francës është diçka që mund t’i ndodhë cilësdo kombëtareje. Franca u kujdes që në Shqipëri, jo vetëm të dilte me 3 pikë nga fusha që automatikisht i siguronte vendin e parë të Grupit H, por edhe që të regjistronte një sërë rekordesh.

I pari ishte ai i trajnerit Deshamp, i cili triumfoi në ndeshjen e tij të 100-të në stolin e “Gjelave”. Për këta të fundit, triumfi i djeshëm shënoi një tjetër kapitull në historikun e ekipit, teksa regjistroi fitoren e 200-të në historinë e ndeshjeve kualifikuese. Në total, Franca numëron edhe 73 barazime dhe77 humbje.

GRIZMAN 

Sulmuesi i Barcelonës nuk po ia del që të shkëlqejë me katalanasit dhe shpesh kjo lidhet me marrëdhënien e tij jo fort perfekte me Lionel Mesin. Edhe me Francën, së fundmi ai nuk ka qenë në lartësinë që të gjithë prisnin, ama ndaj Shqipërisë, Grizman ka shënuar një gol që e rendit mes legjendave të Francës.

Sulmuesi katalanas kishte luajtur 708 minuta me Francën pa shënuar në 7 ndeshje. Dje, kjo thatësirë u prish dhe goli i shënuar ndaj Shqipërisë e bën Grizmanin të arrijë kuotën e 30 golave, gjë të cilën e kanë bërë vetëm shtatë legjenda para tij. Mes të cilëve edhe Zinedin Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"