Dervishi: U bëmë viktimë e aleancave të turpshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2013 | 13:06

Dervishi: U bëmë viktimë e aleancave të turpshme

Shkumbini-Laci-1-1-DervishiSulmuesi Roland Dervishi për “Panorama Sport” u shpreh se rënia e Shkumbinit një kategori më poshtë erdhi si rezultat i pazareve të ulëta që kurdisën drejtuesit e klubeve të tjera. “Tashmë është fakt që ne nuk kemi më mundësi për të realizuar objektivin që ishte mbijetesa. Kjo, për shkak të disa pazareve të ndyra që u kurdisën kafeneve në kurrizin tonë, ne po e shohim veten të rënë një kategori më poshtë. Unë mendoj se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe e organizuar në mënyrën më të turpshme. Mirëpo më habit fakti se, pavarësisht se u paralajmërua një skenar i tillë, askush nuk bëri asgjë për të marrë ndonjë masë paraprake. Më kujtohet në sezonin e shkuar që Komisioni i Etikës mori në shqyrtim një ndeshje, në të cilën unë kisha shënuar gol, dhe më pas vendosi që golat nuk ishin realizuar në mënyrë të rregullt. Unë do të thosha se: ku janë sot këta zotërinj, të cilët nuk shikojnë se si në ndeshjet e kampionatit bëhen tolerime hapur, dhe kur interesi është shumë herë më i madh, pra dëmtohet një skuadër, e cila bie nga kategoria? Apo këta zotërinj mbyllën sytë, pasi kanë pasur dijeni për atë që ishte paracaktuar që më parë? Ne vërtet që nuk kemi zhvilluar një sezon të mirë dhe kjo për disa arsye. Por nuk mund të ndodhë në asnjë vend që disa skuadra së bashku të kurdisin një plan të turpshëm për të dëmtuar një rival direkt, në mënyrë kaq të pandershme”, – përfundoi Dervishi.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"