Dervishi figuron trajner te Verona, reagon klubi: Sulm i pakuptimtë, gjithçka konform rregullave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 21:00

Dervishi figuron trajner te Verona, reagon klubi: Sulm i pakuptimtë, gjithçka konform rregullave

Pas reagimit të shoqatës së trajnerëve italinë, në lidhje me emërimin e Dritan Dervishit si trajner i parë i Veronës, ndërkohë që skuadra drejtohet nga Boketi, i cili nuk disponon licencën UEFA Pro, ka reaguar edhe klubi i Serisë A, që e konsideron këtë qëndrim të shoqatës së trajnerëve si një sulm të pakuptimtë. Sipas drejtuesve të Veronës, gjithçka është konform rregullave.

dritan dervishi

“Ka pak për të parë. Rregullat janë të qarta dhe klubi verdheblu po i respekton ato. Pasi licenca e përkohshme e trajnerit Salvatore Boketi përfundoi më 14 nëntor, pas ndeshjes Verona-Spezia 1-2, të nesërmen Dritan Dervishi ishte në krye të ekipit, një bashkëpunëtor historik i presidentit Mauricio Seti, i sjellë në Verona nga drejtori aktual sportiv dhe në zotërim të licencës UEFA Pro, e marrë rregullisht në Shqipëri në vitin 2013 dhe e njohur edhe nga FIGC.

Ishi i Varezes ka zbuluar shumë lojtarë që më pas shpërthyen, ai ishte gjithashtu trajner në kohën e Mandorlinit dhe zyrtarisht asistent i Tudor sezonin e kaluar. Në pritje të rifillimit të kampionatit, klubi në çdo rast po shqyrton më shumë profile për të punuar përkrah Boketit. Lajmet në këtë drejtim në fakt priten në ditët në vijim”, shkroi klubi në reagimin zyrtar.

dritan dervishi

Ndërkohë i kontaktuar nga “Panorama Sport”, Dervishi deklaroi shkurtimisht: “Rregullorja flet qartë. Jam me licencë të rregullt dhe s’kam çfarë të shtoj. UEFA Pro është një dhe nuk njeh kufij”, u shpreh Dervishi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"