Dërgoi Senegalin në fazën e 1/16-ave, kush është trajneri Aliu Sise dhe si i’u shua familja në tragjedinë e tragetit….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 18:43

Dërgoi Senegalin në fazën e 1/16-ave, kush është trajneri Aliu Sise dhe si i’u shua familja në tragjedinë e tragetit….

Aliu Sise është sinonimi i gjithçkaje të jashtëzakonshme që po bën Senegali. Ai ishte kapiteni i kombëtares 20 vite më parë në Botërorin e Japonisë dhe Koresë, ndërsa sot është trajneri i skuadrës, të cilën e ka udhëhequr drejt 16 ekipeve më të forta të botës pasi i shpalli edhe kampionë Afrike më herët këtë vit.

sise

Ai ka ndërtuar një skuadër konkurruese, pavarësisht se përpara turneut humbi yllin Sadio Mane. Historia e tij është mbresëlënëse dhe jo vetëm ai ishte frymëzuesi i Senegalit drejt çerekfinaleve të Botërorit të dy dekadave më parë, por pas jetës së tij fshihen shumë histori. Sise ishte një futbollist i Birmingamit në shtator 2002, kontratë e fituar pas shkëlqimit në Botëror.

Në tragjedinë e tragetit senegalez “MV Le Joola”, me 2000 veta në kuvertë, ndërsa kapacitetin e kishte vetëm 536 pasagjerë, ndodheshin edhe 11 familjarët e tij. 1.863 njerëz humbën jetën ndërsa trageti u përmbys në bregun e Gambias, me emigrantët që po tentonin të largoheshin në drejtim të një jete më të mirë. Me linjat e telefonit që në vendin e tij punonin sporadikisht, ai nuk po lidhej dot me familjen, ndërsa qëndronte i pashpresë në apartamentin e tij në Birmingam.

Ai kishte mësuar për incidentin, por jo për pasojat e tij, derisa mbërriti telefonata e shokut të tij. Aliu ishte 26 vjeç dhe humbi motrën, bashkë me tezet, dajat dhe kushërinj të tjerë. Sise, i cili luante në mesfushë bashkë me Robi Sevixh, nuk i tregoi askujt për tragjedinë dhe dy ditë më vonë luajti në ndeshjen kundër Njukasëllit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"