“Derbin me Tiranën e kemi përzemër, duhet ta nderojmë fanellën e Dinamos deri në fund”, Vanoli: Keqardhja e vetme ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 14:20

“Derbin me Tiranën e kemi përzemër, duhet ta nderojmë fanellën e Dinamos deri në fund”, Vanoli: Keqardhja e vetme ishte…

Në vigjilje të derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës, nesër në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, përpara mediave ka folur trajneri italian i Dinamos, Rodolfo Vanoli, i cili ka analizuar këtë takim për blutë:

VANOLI

Dinamo – “Nga ndeshja e parë me Tiranën kemi ndryshuar shumë në mënyrën si luajmë. Dinamo është një ekip totalisht ndryshe, keqardhja e vetme është që nuk siguruam mbijetesën, por do të rikthehemi sërish në nivele të larta.”

Derbi ndaj Tiranës – “Këtë derbi e kemi përzemër dhe duam ta fitojmë edhe pse jemi të vetëdijshëm se po luajmë përballë ekipit më të mirë të kampionatit. Duam të bëjmë mirë për presidentin dhe tifozët, duhet ta nderojmë deri në fund të kampionatit këtë fanellë.”, përfundoi trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"