“Derbi vlen më shumë se tre pikë”, Melo: I lumtur që kam realizuar tre gola ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 16:17

“Derbi vlen më shumë se tre pikë”, Melo: I lumtur që kam realizuar tre gola ndaj Tiranës

Uilliam Kordeiro Melo është njëri prej lojtarëve më të vlefshëm të Partizanit. Anësori brazilian dëshmoi sërish vlerat e tij në derbin e së premtes duke realizuar golin për “të kuqtë”, i cili është i treti në katër ballafaqimet me Tiranën.
MELO PARTIZANI
Për median braziliane “reporteresemacao.com”, 26-vjeçari rrëfeu rëndësinë e këtij derbi për tifozët e të dyja skuadrave në Shqipëri.

“Derbi – Partizani-Tirana është njësoj si shumë derbe të Brazilit. Kur përcaktohet kalendari, njerëzit kërkojnë se në cilat data do të luhet derbi. Një fitore në derbi vlen më shumë se 3 pikë. Jam shumë i lumtur që shënova në derbi, por nuk jam tejmase i gëzuar sepse na barazuan në fund.

Kampionati – Jemi katër pikë pas vendit të tretë, që të çon në Ligën e Europës. Kanë mbetur dhe 3 ndeshje dhe besoj se kemi kondicionin e duhur për të luajtur në kompeticionin kontinental”, u shpreh Kordeiro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"