Derbi “vishet” i kuq, Partizani dominon Tiranën dhe merr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 12:57

Derbi “vishet” i kuq, Partizani dominon Tiranën dhe merr kreun

Me ndeshjen e djeshme, derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, u mbyll edhe java e tretë e Superligës në basketbollin e meshkujve. Të kuqtë e Arben Fagut dominuan dhe triumfuan ndaj kampionëve në fuqi të Tiranës me rezultatin 75-53, duke rimarrë vendin e parë në renditje. Partizani vazhdon të konfirmohet ndeshje pas ndeshjeje që po kalon një formë të shkëlqyer dhe kjo gjë u pa qartë edhe në sfidën e djeshme në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

429082_TS_21-10-18_3798102339_

Ndërkohë që Tirana vijon me paraqitjet e saj të dobëta në këtë fillimkampionati dhe largimet e shumta po ndihen në skuadër. Lojtarëve të rinj duket se u nevojitet më tepër kohë për të marrë vendin e tyre në ekip dhe për të mbajtur peshën e fanellës bardheblu mbi supe.

NDESHJA – Minutat e para të sfidës janë të ekuilibruara dhe të krijojnë idenë se do të kemi një takim në baraspeshë. Por, Partizani fillon të dominojë në lojë dhe e mbyll periodën e parë në avantazh 19-12. Dominimi të kuqve vijon edhe në periodën e dytë, ku Strazimiri me 5 pikë dhe Gjonaj me 3 pikë e thellojnë diferencën që në çastet e para të këtij fraksioni duke e dërguar rezultatin në 27-12. Tirana nuk është aspak e qartë në lojë dhe lojtarët e rinj bardheblu duket se ende nuk po e plotësojnë boshllëkun që kanë lënë largimet e shumta.

Në fundit e periodës së dytë, loja ndërpritet për disa çaste pas një problemi me tabelën elektronike, ndërkohë kjo periodë mbyllet sërish me avantazhin e të kuqve 22-15 dhe të dyja ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me rezultatin 41-27 në favor të Partizanit. Pas pushimit, kampionët bardheblu rikthehen më të vendosur në parket dhe nisin të rikuperojnë në pikë. Karaj dhe Shima me dy 3-pikësha në pak sekonda e ngushtojnë diferencën në vetëm 4 pikë.

basketboll Partizani-Tirana

Por, më pas Tirana nuk mundet dot të mbajë të njëjtin ritëm loje dhe skuadra e Arben Fagut e merr sërish kontrollin e lojës duke shkuar në pushimin e fundit të ndeshjes me rezultatin 57-49. Perioda e katërt e ndeshjes administrohet pa shumë probleme nga Partizani dhe Tirana duket e dorëzuar, ku e gjithë sfida mbyllet me fitoren e “demave të kuq” me rezultatin 75-53.

ARTIN LLESHAJ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"