Derbi torinez për Elseid Hysajn, në skenë del Juventusi. Sarri e ka gjithnjë në listë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 18:34

Derbi torinez për Elseid Hysajn, në skenë del Juventusi. Sarri e ka gjithnjë në listë

Elseid Hysaj është një ndër lojtarët që diskutohet çdo herë që afron dritarja e merkatos së transferimeve. Me largimin e Sarrit, shqiptari u bë një nga emrat më të lakuar për të ndërruar ambient, por diçka e tillë nuk ndodhi. E teksa së fundmi duket se Gatuzo e ka ringjallur, mediat në Itali bëjnë me dije se Torino e ka në plane dhe se së fundmi del edhe një herë tjetër në skenë skuadra e Juventusit.

Hysaj goli i pare me Napolin

DËSHIRA E HERSHME

Me ardhjen e Gatuzos te Napoli, Elseid Hysaj rifilloi që të marrë besim dhe minuta. Madje, së fundmi mediat raportuan edhe një insistim të vetë trajnerit italian për të mbajtur shqiptarin dhe për t’i rinovuar kontratën. Së fundmi, në Itali bëjnë me dije së aksi Napoli-Torino mund të ketë një transferim të rëndësishëm. Së pari, Elseid Hysaj dhe Arkadiuz Milik të mund të kalojnë në Torino për të punuar me trajnerin Sarri, dhe në këmbim, Bernardeski dhe Higuain të bëhen pjesë e napolitanëve.

Në dukje utopi, por duke ditur që në krye të Juventusit është pikërisht ish-trajneri i Napolit Mauricio Sarri, atëherë kjo nuk është vetëm se një dëshirë e kahershme e këtij të fundit që të ketë edhe një herë tjetër në shërbim këta dy lojtarë. Për shqiptarin do të ishte një lëvizje e mrekullueshme që të transferohej te kampionët e Italisë, por edhe për këtë duhet të bëhen bashkë disa vendime dhe lëvizje. Mbi të gjitha, të ketë një rikonfirmim të Sarrit në krye të bardhezinjve edhe për një tjetër sezon.

Hysaj4

TORINO

Elseid Hysaj është në prag rinovimi me Napolin, por pikërisht në këtë moment del në skenë edhe Torino. Kjo e fundit është e gatshme që të negociojë për të pasur shërbimet e tij, dhe nga një anë, vetë napolitanët mund të jenë të gatshëm që të gjejnë menjëherë një zëvendësues për shqiptarin. Deri më tani janë vetëm manovrat e para mes palëve, kur dihet që menaxheri i Hysajt dhe Napoli janë duke biseduar për rinovimin e mundshëm.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"