Derbi Tirana-Partizani lë të kënaqur presidentin Meta: Spektakël nga lojtarët në fushë dhe nga tifozët në tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 8:56


Derbi Tirana-Partizani lë të kënaqur presidentin Meta: Spektakël nga lojtarët në fushë dhe nga tifozët në tribuna

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i cili u luajt ditën e djeshme dhe u mbyll me fitoren e bardhebluve 5-1, ishte padyshim një nga derbit më të bukur në vitet e fundit, për atë që skuadrat dhanë në fushën e lojës.87609675_2516522048603902_2298261043316523008_o

Përveç se në fushë, një spektakël tjetër ishte edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve u kujdesën për të bërë një performancë të shkëlqyer dhe në fakt ia dolën.

Shumë i kënaqur nga kjo sfidë ka mbetur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” shkruan se ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, i dhuroi kryeqytetit një ngjarje të jashtëzakonshme festive.ilir-meta-675x450

“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.

Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit.”, shkruan Meta në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com