Derbi tabu zikaltër pas kombëtareve, shpresa te “mjeshtri” Spaleti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 10:06

Derbi tabu zikaltër pas kombëtareve, shpresa te “mjeshtri” Spaleti

Gjashtëmbëdhjetë derbi: tetë fitore, tri barazime dhe pesë humbje. Në letër, kjo është historia e Luçiano Spaletit në derbit e ndryshëm me të cilët është përballur në karrierë. Nga Italia në Rusi: mes Empolit, Romës dhe Zenitit të Shën Petërsburgut.

Spaleti dhe Perisic

Një bilanc plotësisht për t’u respektuar, duke parë pjacat në të cilat ka stërvitur trajnerit aktual i Interit, që po i afrohet sfidës së tij të parë mes dy klubeve të Milanos. Nga Empoli dhe dy sfidat kundër Fiorentinës, te dy kapitujt me verdhekuqtë me ritme intensive e deri te derbi rus.

TABU INTER

Zikaltrit ndërkohë nuk kanë ndjesi të mira nga derbi kur luhet pas pushimit të Serisë A. Historia e kohëve të fundit nuk u buzëqesh interistëve, të ndalur disa herë përballë Milanit me rinisjen e kampionatit.

Suso

Paradigma e një derbi që nuk u buzëqesh zikaltëve nis në vitin 2001, më saktë në muajin janar: me të kaluar pushimet e Krishtlindjeve, Milani shfaqej favorit për sfidën, por shkon dy herë në disavantazh, edhe me një goditje dënimi të çuditshme nga Di Biaxhio; në çastet e fundit Birhof do të barazonte me kokë.

Milan

Rasti më i freskët daton më 20 nëntorin e vitit të kaluar: Kandreva dhe Perisiç do të vulosnin rezultatin final 2-2. I vetmi përjashtim, me Interin si fitues, lidhet me shtatorin 2015: pushim i kombëtareve dhe menjëherë derbi, i zgjidhur nga rrjeta e Ferdi Guarin.

SPALETI KUNDËR MONTELËS

Sfida do të jetë megjithatë edhe mes trajnerëve. Përballjet e fundit flasin në favor të teknikut zikaltër: e ka stërvitur (“Aeroplani” ka luajtur 66 herë nën drejtimin e Luçianos, më shumë se ai vetëm me Fabio Kapelon, 164) dhe e mposht gjithmonë kur e sfidon nga pankina (3 suksese në 3 përballje).

Spaleti dhe Montela

Në Milano për dy trajnerët do të jetë një histori tjetër: ndjesi të ndryshme, pesha e sfidës, të ndryshme edhe rivalitetet. Luçiano e Vinçenco ndodhen për herë të parë në “derbin e Madoninës”, teksa zikaltrit kanë 7 pikë më shumë se sfidanti në renditje.

Mungon thuajse një javë, shumë prej lojtarëve të angazhuar me kombëtaret do të rikthehen vetëm disa orë përpara eventit të madh të “San Siro”-s. Beteja, megjithatë, po afrohet. Spaleti e di se si “luftohet”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"