Derbi spanjoll për mbrojtësin e Interit, Barcelona dhe Reali në “luftë” për lojtarin e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 9:41

Derbi spanjoll për mbrojtësin e Interit, Barcelona dhe Reali në “luftë” për lojtarin e zikaltërve

Barcelona ka probleme me mbrojtjen dhe me kalimin e kohës dhe “plakjen” e Pikesë, pritet të shtohen në kampin katalanas.

pike

Por, klubi spanjoll ka menduar për këtë dhe është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Interit, Milan Shkrinjar, që po bën mjaft mirë te zikaltrit.

Siç raporton “Diario Gol”, Barcelona është gati të bëjë një ofertë prej 60 milionë eurosh tek Interi, për të marrë shërbimet e sllovakut, që shihet si përforcim ideal për repartin difensiv.

milan shkrinjar

Por, Reali nuk mund të qëndrojë “duarkryq”, duke parë situatën dhe kështu është gati të hapë një derbi në merkato. Madrilenët duan ta rrëmbejnë para kohe, Shkrinjarin duke qenë se Barcelona po heziton disi, pasi pret sistemin e këtij reparti.

Nga ana tjetër Interi dhe lojtari nuk kanë dhënë shenja largimi, ç’ka e bën të vështirë punën e skuadrave spanjolle.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"