“Derbi që s’njeh favoritë”, Ambrozini: Ja cilët lojtarë do të bëjnë diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 19:52

“Derbi që s’njeh favoritë”, Ambrozini: Ja cilët lojtarë do të bëjnë diferencën

Derbi i Milanos është një kujtim i paharruar për çdo lojtar që e ka luajtur, aq më tepër për dikë si Masimo Ambrozini, i cili ka qenë në fushë në 29 të tillë. Duke folur për ndeshjet ndaj Interit, 42- vjeçari deklaroi: “Ishte marsi i 1996-ës dhe nuk më shqitet nga mendja pamja e ‘San Siros’ atë ditë. Më vjen keq që humbëm, por emocionet mbeten të paharrueshme. Një tjetër derbi i paharrueshëm është ai i Champions-it, që na mundësoi finalen.

ambrosini

Të tilla ndeshje janë epike dhe zor se ka favoritë”. Nga ai i luajtur te derbi i tribunës. Për Milanin do të jenë edhe Zvonimir Boban e Paolo Maldini, që tashmë janë dy drejtues të klubit ku u shndërruan në legjenda. Lidhur me ish-shokët e skuadrës, Ambro tha: “Me Bobanin kam raport fantastik, edhe pse i vodha vendin në Milanin e Zakeronit kur kërkoi të luante si mesfushor qendre (qesh). Sa u përket njohurive, është një personazh unik. Nëse e thumboi Xhampaolon, të jenë të bindur që e ka bërë sepse ka një kulturë estetike shumë të spikatur dhe e bukura i ka pëlqyer gjithmonë. Maldini është një temë më vete.

Së bashku me Zvonen do të jenë pika e referimit për Milanin dhe trajnerin. Janë një dyshe fantastike, ishin të tillë në fushë e do të jenë kështu edhe si drejtues, por u duhet dhënë pak kohë”. Ambrozini në fjalën e tij komentoi edhe blerjet e Milanit, të cilat i cilëson si “intriguese dhe me një logjikë të saktë”, ndërsa kur u pyet mbi të preferuarit brenda skuadrës së Xhampaolos, listoi tre lojtarë. “Rebiç është një egërsirë dhe çdo ekip ka nevojë për lojtarë si ai.

Fizikisht është kafshëror dhe nuk besoj se do të ketë probleme në Serinë A. Çalhanoglu është një tjetër që më pëlqen. Shumë nga 6 pikët e Milanit në renditje kanë ardhur prej tij, por jam i bindur se mund të japë më shumë. Edhe Paketa më pëlqen. Ai ka treguar cilësi, por duhet të kuptojë se në Itali synohet shumë mbi intensitetin. Mund të bëjë çdo rol në fushë, megjithatë fillimisht duhet të mësojë të jetë më konkret”, përfundoi Ambrozini.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"