Derbi për ristart, Dinamo dhe Tirana luajnë në acar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 15:24

Derbi për ristart, Dinamo dhe Tirana luajnë në acar

Dinamo dhe Tirana do të luajnë derbin e katërt mes tyre. Një ndeshje që mund të vendosë shumë për dy skuadrat. Në fakt, është njëfarë “ristarti” për sezonin.

TIRANA DINAMO 1

Në një anë Tirana duhet të fitojë dhe të tregojë se është ajo e 2021-shit dhe jo skuadra e 2022-it. Shkurt një “ristart” për titullin. E njëjta situatë te Dinamoja. Atmosfera në kampin e tyre duket optimiste para derbit me Tiranën.

Para se skuadra të nisej për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore për këtë ndeshje, lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik kanë qëndruar disa minuta në lokalin e hotelit, ku vihej re një atmosferë mjaft pozitive. Duket se fitorja me Kukësin ka krijuar më shumë siguri në skuadrën dinamovite.

Edhe për blutë është ndeshja e “ristartit”, sepse nëse fituan me Kukësin dhe humbasin me Tiranën, jo vetëm që nuk kanë ndezur, por qëndrojnë në vend. Edhe për ta, mund të quhet ndeshja “ristartit”. Shqetësimi i vetëm i bluve dhe Tiranës ka të bëjë me orarin e ndeshjes.

Derbi do të startojë në orën 19:45, kur temperaturat parashikohet të jenë -3 gradë. Pra, do të luhet në një mot shumë të ftohtë dhe dikush ka bërë edhe ndonjë shaka, duke thënë se do të luhet si në Korçë, por Sabien Lilaj nuk ka qenë dakord.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"