Derbi Partizani-Tirana, zbulohet arbitri që do ë vendosë drejtësi në stadiumin “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 10, 2020 | 13:17


Derbi Partizani-Tirana, zbulohet arbitri që do ë vendosë drejtësi në stadiumin “Air Albania”

Partizani-Tirana, kryendeshja e javës së 33-të të Superiores merr të gjithë skenën ndaj edhe FSHF do t’i kushtojë një vëmendje të madhe sa i përket caktimit të zyrtarëve të ndeshjes.Eldorian-Hamiti

Takimi do të gjykohet me 6 arbitra në fushë, ku kësaj radhe është parashikuar që kryesor të lënë lezhjanin me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti. Këtë sezon asnjë arbitër nuk do ketë mundësinë që të jetë kryesor në të paktën dy derbi, pasi dihet që në fazën e parë drejtësinë e ka vendosur Kridens Meta.

Në fazën e dytë takimi u gjykua nga Enea Jorgji, ndërsa në fazën e tretë ku pati edhe shumë kontestime, derbi iu besua Juxhin Xhajës. Në dallim nga tri derbet e fundit, ku i fundit është më komod për gjyqtarët, pasi luhet pa praninë e tifozëve, kështu që presioni është më i ulët.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com