Derbi Partizani-Tirana, Apolonia përballet me Football Republic. Ja kur luhen gjysmëfinalet e Kategorisë Superiore U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 15:56

Derbi Partizani-Tirana, Apolonia përballet me Football Republic. Ja kur luhen gjysmëfinalet e Kategorisë Superiore U-19

Kategoria Superiore U-19 do të zhvillojë këtë të premte dhe të shtunë dy sfidat gjysmëfinale të fazës “play-off” të këtij sezoni.

superiore u19

Apolonia-Football Republic dhe Partizani-Tirana do të jenë sfidat që priten të vendosin ekipet që do të arrijnë në finale.

Sfida e parë midis Apolonisë dhe Football Republic do të luhet të premten në Pezë, në orën 17:00, ndërsa derbi midis Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet të shtunën, në të njëjtin vend dhe orë.

E premte: Apolonia-Football Republic, ora 17:00

E shtunë: Partizani-Tirana, ora 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"