Derbi pa tifozë, Tirana mposht bindshëm Partizanin në “Asllan Rusi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 21:07

Derbi pa tifozë, Tirana mposht bindshëm Partizanin në “Asllan Rusi”

Ndeshja e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, u luajt pa tifozë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, dhe u mbyll me fitoren e bardhebluve. Nga frika e përplasjes mes dy tifozerive, policia nuk lejoi që grupimet Guerrils dhe Fanatics të ishin pjesë e tribunave, dhe kështu tifozët nuk u lejuan.

partizani tirana basketboll

Për sa i përket ndeshjes, 20 minutat e para ishin me rivalitet. Në pjesën e dytë, Tirana tregon nivelin e lartë të lojtarëve që ka brenda gjirit, dhe shkëputet deri në 30 pikë. Në fund, bardheblutë shijojnë fitoren 80-52, pas humbjes në tavolinë që morën në derbin e parë, 0-20, pas incidenteve të tifozëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"