Derbi në të “premten 13”, ja shpjegimi i supersticionit bazuar mbi… frikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 12:35

Derbi në të “premten 13”, ja shpjegimi i supersticionit bazuar mbi… frikën

“E premtja 13” është e gjitha një histori bazuar në supersticionin. Mënyra më e thjeshtë për ta shpjeguar, mbi baza hiperbolistike, është edhe teoria e ndjekur në filmat horror (të frikshëm) që i vendosin ngjarjet e tyre pikërisht në një ditë të tillë. Po çfarë është e premtja 13? 

e premte 13

E premtja 13 është konsideruar një ditë e pafat në bazë të supersticionit perëndimor. Ajo ndodh në momentin kur data 13 në bazë të kalendarit Gregorian, përkon me ditën e premte. Diçka e tillë ndodh të paktën një herë në vit, por ka përkuar edhe në vite që kanë pasur 3 të tillë. Për lehtësi, e premtja 13 ndodh sa herë që një muaj nis ditën e diel. Supersticionin me numrin 13 e kanë veshur me ngjarje të shumta historike, por edhe Biblike, për ta përçuar ndër vite si një numër frike, ose më së paku, pa fat.

Një e tillë është edhe “Darka e Fundit”, në të cilën kanë qenë 13 persona në të enjten e 13-të. Një ditë përpara kryqëzimit të Krishtit, e cila njihet edhe si e “Premtja e mirë”. Kjo është prova se si e premtja dhe numri 13 konsiderohen si ters dhe pa fat. Por nuk është se ka ndonjë lidhje logjike që ta faktojë. E gjitha kjo ka nisur të përdoret gjerësisht në shekullin e 19-të, duke e konsideruar të premten 13 si pa fat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"