Derbi në merkato për mesfushorin e Kukësit, por favorit për ta transferuar është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:51

Derbi në merkato për mesfushorin e Kukësit, por favorit për ta transferuar është…

Pas largimit të Hallaçit dhe Shametit, Kukësi tashmë ka një emblemë dhe ky është Besar Musolli. Mesfushori është futbollisti më jetëgjatë te Kukësi, prej 8 sezonesh dhe me 201 ndeshje në Superiore.

Musolli dhe Murataj

E ARDHMJA – Musolli është padyshim shtylla kryesore e ekipit të Kukësit, por vazhdimësia e tij me nënkampionët mbetet në pikëpyetje, pasi lojtarit i skadon kontrata në përfundim të kupave të Europës. 31-vjeçari e ka theksuar gjatë kësaj kohe se në fund të sezonit do të mendojë për të ardhmen e tij.

Musolli ka oferta konkrete nga kampionati kosovar, por edhe në vendin tonë. Gjilani, Prishtina e Drita janë në ndjekje të tij, madje gazeta mëson se dy klubet e para i kanë dhënë çek të bardhë, duke i theksuar që ta vendosë vetë rrogën.

besar musolliii

OFERTAT – Në fakt dhe vitin që shkoi ishte presidenti i Gjilanit, Florim Zeka, i cili konfirmoi interesimin për Musollin, por dhe trajneri Mezani ka shprehur gjithmonë vlerësime për kapitenin e Kukësit. Musolli ka oferta dhe nga Tirana e Partizani në Shqipëri, të cilat janë të gatshëm t’i plotësojnë dëshirat.

Gjithsesi është trajneri Skënder Gega që i ka në konsideratë dhe në qendër të projektit Musollin dhe Limajn, ndaj tekniku i njohur ka ndërhyrë për ta bindur Musollin, por dhe futbollistët e tjerë si Musta e Ethemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"