“Derbi” në merkato mes Realit dhe Atletikos, skuadrat e Madridit në ndjekje të talentit 17-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 16:18

“Derbi” në merkato mes Realit dhe Atletikos, skuadrat e Madridit në ndjekje të talentit 17-vjeçar

Reali dhe Atletiko e Madridit duket se rivalitetin që kanë në fushë me njëra-tjetrën e kanë kaluar edhe në merkato, me talentin spanjoll Iker Bravo që është vendosur në shënjestrën e dy klubeve.

56456466

Sipas raportimeve nga “Marca” 17-vjeçari që aktivizohet te Bajern Leverkusen është kontaktuar në javët e shkuara nga ana e dy klubeve, por më këmbëngulëse duket të jetë skuadra e Simeones që i ka ofruar minutazh më të shtuar në repartin e avancuar.

Reali vazhdon gjithashtu të ndjekë më interes situatën e sulmuesit të talentuar për të parë më pas se cila nga dy skuadrat e Madridit do ta fitojë këtë “derbi” në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"