Derbi në Kupën e Shqipërisë, flet trajneri i portierëve të Skënderbeut: Pak ndryshime me Maliqin, duam fitoren!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 10:58

Derbi në Kupën e Shqipërisë, flet trajneri i portierëve të Skënderbeut: Pak ndryshime me Maliqin, duam fitoren!

Skënderbeu kërkon ngjitjen, por jashtë vëmendjes nuk e ka as Kupën e Shqipërisë. Rrugëtimi nis me Maliqin dhe qëllimi është fitorja, gjë që e pohon edhe Erjon Llapanji.

ERION LLAPANJI

Me Migen Memellin dhe Gentjan Liçin e dënuar, edhe këtë ndeshje është ai në drejtim. Për t’u kuptuar sa seriozisht e kanë marrë këtë kompeticion, trajneri i portierëve sqaron se do të bëjnë pak ndryshime në 11-she.

Rifillojmë sezonin dhe do të duhet të nisim me një tjetër ritëm. Edhe pse ndeshja e së hënës është për Kupë, ndaj Maliqit ne do të mundohemi të bëjmë sa më pak ndryshime me qëllim që t’u japim lojtarëve kohën për të punuar bashkë. Duhet të kemi më shumë përqendrim edhe në të tilla ndeshje, që jemi dukshëm më të favorizuar.

Nuk duhet të mendojmë përtej këtij takimi, edhe pse në fundjavë na pret një transfertë ndaj Luzit. Jemi të përqendruar fillimisht te Maliqi dhe ndeshja e Kupës.

Më pas do të shohim në vijim për takimin e radhës. Ekipi është i gjithi i gatshëm dhe do të mundohemi të alternojmë disi lojtarët, për të pasur jo vetëm freski, por edhe përgjigjet e duhura në një ndeshje të tillë”, theksoi Llapanji. Ndryshimet nuk do të jenë shumë të mëdha në këtë takim.

Me Ruçin në portë që duket më i avantazhuar se Alliu do të nisë gjithçka, për të vijuar më pas me Hysollin dhe Zguron nga krahët. Në qendër pritet dyshja Rapa dhe Prençi. Në mesin e fushës, Alii, Pecani dhe Liço do të nisin nga minuta e parë. Ndërsa në sulm, Vecaj ose Qeleshi do të formojnë treshen ofensive së bashku me Abubakar dhe Pusin.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"