“Derbi” në Kosovë, Duro mund Josën në debutim. Frymëmarrje për Dritën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 17:42

“Derbi” në Kosovë, Duro mund Josën në debutim. Frymëmarrje për Dritën

Superliga e Kosovës, luajti ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë. Në debutim me Dritën, ishte trajneri Shpëtim Duro, që përballë kishte Prishtinën, me në krye një tjetër trajner shqiptar, Mirel Josën. Dhe që në takimin e parë, ish-trajneri i Partizanit, fitoi minimalisht 1-0 ndaj Prishtinës.

drita prishtina

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Arbër Shala, në minutën e 59-të të takimit, duke i dhënë kështu frymëmarrje ekipit nga Gjilani, pasi në katër takimet e fundit, kishte regjistruar katër humbje.

Në ndeshjen tjetër, ekipi i Gjilanit arriti një fitore me shifrat 0-2, në transfertë, përballë Ferizajt, me golat shënuar nga Perez në të 65-tën, dhe Sadriu në të 87-tën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"