“Derbi ndeshje e veçantë”, flet Zaneti: Kemi një trajner me përvojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 10:00

“Derbi ndeshje e veçantë”, flet Zaneti: Kemi një trajner me përvojë

Interi do të përballet me Milanin ditën e sotme, në një ndeshje shumë të rëndësishme edhe për shkak të rivalitetit që ekziston midis të dyja ekipeve.inter milan

Ky derbi pritet të dhurojë spektakël edhe për mënyrën se si luajnë të dy trajnerët, edhe pse Milani kohët e fundit nuk ka treguar paraqitje shumë të mira, ndryshe nga ndeshjet miqësore që pamë në verë. Zikaltërit vijnë disi më të avantazhuar në këtë ndeshje për shkak se kanë pikë të plota në 3 javët e para, mirëpo derbi nuk njeh asnjëherë favoritë.

Në prag të kësaj sfide ka folur ish-kapiteni i Interit, Havier Zaneti, i cili në një intervistë është shprehur: “Derbi është gjithmonë një ndeshje e veçantë. Ekipi është në rregull, por kjo sfidë është e rëndësishme dhe derbi padyshim që është i vështirë. Konte? Ne e dimë se projekti është ambicioz, kemi një trajner me shumë përvojë dhe me një kulturë të shkëlqyer pune.”, u shpreh Zaneti.zanetiu

Sfida e sotme pritet me shumë interes nga tifozët e të dyja skuadrave, të cilët pavarësisht se ekipet e tyre nuk janë aty ku kanë qenë gjithmonë, përsëri vazhdojnë t’i përkrahin ato dikur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"