Derbi ndaj Tiranës pas dy javësh, Partizani kërkon të luhet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 12:53

Derbi ndaj Tiranës pas dy javësh, Partizani kërkon të luhet në…

Partizani e do derbin ndaj Tiranës pas dy javësh në stadiumin e ri “Air Albania”. Klubi i kuq është pritës në ndeshjen e fazës së dytë dhe kësisoj do të organizojë këtë derbi të radhës.stadiumi-kombetar-696x463

Drejtuesit e kuq mësohet se i kanë kërkuar FSHF-së që më herët, se nëse do të krijoheshin kushtet, të zhvillohej aty Partizani-Laçi. Mirëpo, problemet që pati fusha në ndeshjen inauguruese mes Shqipërisë dhe Francën, zbehu çdo mundësi që takimi i javës së 13-të të luhej në stadiumin e ri.

Megjithatë, tashmë në klubin e kuq presin OK-in e FSHF-së, që të paktën pas dy javësh, të luhet në “Air Albania” derbi Partizani-Tirana. Tirana-Partizani-770x470

Kostoja e zhvillimit të një ndeshjeje në stadiumin e ri mendohet se mund të shkojë deri në 10 milionë lekë të vjetra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"