Derbi me Tiranën, vetëm xhevahiri i Partizanit rrezikon të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 20:24

Derbi me Tiranën, vetëm xhevahiri i Partizanit rrezikon të mungojë

Partizani luan ndaj Bylisit të shtunën në orën 13:30, në stadiumin “Adush Muça”, ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, e cila u shty prej tërmetit. 

jasir asani 1

Të kuqtë synojnë ta kalojnë me sukses këtë takim, në mënyrë që në derbin ndaj Tiranës për javën e 15-të të jenë sa më të qetë. Diferenca me katër pikë më tepër se ndjekësit në krye të renditjes ua lehtëson gjërat të kuqve, ndërkohë që për fat të mirë, është vetëm një lojtar që duhet të ruhet nga ndëshkimi me karton të verdhë ndaj Bylisit. Jasir Asani nuk duhet të marrë karton në Ballsh, pasi në të kundërt humbet derbin. Me tre kartonë është vetëm mesfushori, ndërsa me nga dy janë Belica, Telushi Broja dhe Bitri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"