“Derbi mbetet derbi”, Konte i kënaqur pas fitores: Sherri mes Lukakut dhe Brozoviçit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 23:24

“Derbi mbetet derbi”, Konte i kënaqur pas fitores: Sherri mes Lukakut dhe Brozoviçit…

Pas derbit të fituar kundër Milanit, Antonio Konte ka folur për “DAZN”, mbi sfidën dhe triumfin në derbi.

konte

“Le të fillojmë duke thënë që është një derbi dhe siç thashë dje, derbi janë ndeshje special dhe nuk janë kurrë të lehta për t’u fituar, veçanërisht kur ndeshesh me ekipe si Milani. Kemi luajtur një lojë të shkëlqyeshme, pas një shije të hidhur që na la Liga e Kampionëve. Kjo ndeshje na dha ngarkesën për t;u përballur në derbin në mënyrën e duhur”, shprehet Konte.

Paqe mes Lukakut dhe Brozoviç? “Unë kam probleme me njerëz si Brozovic dhe Lukaku. Ndonjëherë zemërohem me ta sepse ata janë shumë të mirë dhe ndonjëherë ju duhet të jenë më të kursyer. Ky është një grup i shëndetshëm, nëse kjo ndodh ndonjëherë them se gjaku rrjedh në venat e gjithkujt, më ka ndodhur shumë herë mua”.

Lukaku? “Unë mendoj se po përballemi me një djalë 26-vjeçar që erdhi këtu falë potencialit të tij. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm nëse punon mirë. Kemi shumë djem, ai ka vetëm 26 vjeç, Lautaro ka vetëm 22. Ishtë e rëndësishme që ata të jenë në dispozicion dhe kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur me katër fitoret”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"