Derbi londinez në Premier Ligë, Aubamejan e ka “ves” golin ndaj Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 11:54

Derbi londinez në Premier Ligë, Aubamejan e ka “ves” golin ndaj Totenhemit

Nëntorin e kaluar, Arsenali arriti të mundte Totenhemin për herë të parë pas shtatë përballjesh.

– Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e parë në “Uemblej” që nga viti 1993, kur sfida e vlefshme për “FA Cup” fitohej nga “Topçinjtë” 1-0 me një gol të Toni Adams.

Derbi

– Totenhemi ka humbur 37 pikë nga pozicionet fituese për shkak të humbjeve me Arsenalin

– rekordi më i keq i klubit ky, kundër një rivali të vetëm.

– Dy ekipet janë përballur 194 herë në të gjitha kompeticionet me Arsenalin, që kryeson me 81 fitore nga 62 që kanë realizuar “Spurs”-at.

TOTENHEM – “Spurs”-at nuk kanë asnjë humbje në tetë ndeshjet e fundit, teksa kanë barazuar tri nga pesë të fundit. – Djemtë e Maurisio Poçetinos kanë regjistruar një seri prej 12 ndeshjesh pa humbje në shtëpi dhe kanë fituar tetë nga dhjetë të fundit, që kanë luajtur si ekip pritës.

Tottenham-Hotspurs-English-midfielder-D

– Katër janë pikët e fituara nga dy ndeshjet e fundit kundër Liverpulit dhe Junajtid.

– Që kur Maurisio Poçetino mori në dorë “Spurs”-at në sezonin 2014-’15, skuadra e tij ka ecurinë më të mirë në shtëpi nga të gjitha ekipet që renditen në gjashtë vendet e para të kampionatit anglez.

Totenhemi

– Nga 18 ndeshjet që kanë luajtur deri më tani si ekip pritës, Totenhemi është skuadra që ka më shumë pikë, plot 35 të tilla, nga të cilat 30 kanë ardhur nga dhjetë fitore.

ARSENALI – “Topçinjtë”, në 15 transfertat e fundit kundër ekipeve që renditen në pesë vendet e para nuk kanë fituar asnjëherë, duke regjistruar nëntë humbje dhe gjashtë barazime.

Auba

– Pier-Emerik Obamejang, në katër herët e fundit që ka luajtur kundër Totenhemit, ka shënuar katër gola, një nga të cilët në Ligën e Kampioneve dhe tre të tjerë në Ligën e Europës.

Arsenali

– Henrik Mkhitarian ka marrë pjesë në tri aksione goli në 120 minuta me Arsenalin, ndërkohë që Aleksis Sançez këtë arritje e ka realizuar në 1507 minuta po me të njëjtin ekip përpara se të kalonte te Junajtid.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"