Derbi la trashëgimi, Interi tani fluturon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 21:00

Derbi la trashëgimi, Interi tani fluturon

Pas një suksesi të pastër 0-3 në një der bi bëhet e vështirë të shikosh diçka për të ndryshuar apo për të fshirë. E shumta mund të analizohen aspektet ende për t’u përmirësuar: ndër të tjera perfeksioni nuk ekziston. Edhe në një ditë ekzaltuese, në dukje pa gabime dhe me nisjen e arratisë në klasifikim (tani +4 pikë nga Milani). Nuk mund të jetë ndryshe Interi mbetet favoriti për titullin, prej disa kohësh Konte ka regjistruar edhe fazën mbrojtëse, “thembra e Akilit” në pjesën e parë të kampionatit. Ndërkohë në mesfushë, për një Vidal në rënie tani është një Eriksen që më në fund po tregon se sa vlen. Edhe pse jo vetëm ai. Ndërkohë që golat po vijnë njëri pas tjetrit: janë 57 në kampionat, prapa vjen Atalanta me 53. Megjithatë nuk është risi.

skysports-inter-milan-milan_5280583

AKSION PËR MANUAL – Trashëgimia më e mirë që lë derbi i së dielës është goli i dytë: tetë prekje duke nisur nga zona e rreptësisë me Handanoviçin dhe më pas (në rend) De Vraj, Shkriniar, Barela, Lukaku, Hakimi, Eriksen dhe Perisiç, i cili shërbeu për Lautaron. Aksion për manual: mund të buzëqeshë Konte, akoma më shumë përpara dikujt që konsideronte skuadrën e tij me siguri fizike, ndoshta të shpejtë, jo veçanërisht teknike. Përgjigja ka ardhur. Lajmet e mira vazhdojnë. Handanoviç është rikthyer në nivelet e rëndësishme dhe vendimtare; në fillimin e pjesës së dytë në 52 sekonda kreu një tris pritjesh për duartrokitje, veçanërisht dy të parat. Mbrojtja ka ngritur sërish murin, në gjashtë ndeshjete fundit në kampionat vetëm Lacio ka mposhtur Samirin. Në mesfushë Erikseni ka gjetur sërish gëzimin dhe Perisiç, në të majtë, është një tjetër lojtar krahasuar me atë pa vazhdimësi të kritikuar në të kaluarën.

NJOLLË PËR T’U FSHIRË – Si aspekte negative, nëse vërtet duhet gjetur, është vëmendja e dobët në fillimin e pjesës së dytë: kur rezultati ishte 0-1, Milani vendosi për disa minuta Interin me shpatulla pas muri, me Handanoviçin që u shndërrua në protagonist. Një sjellje me siguri për t’u evituar në ndeshjet e mëdha. Ndërsa në përgjithësi duhet menaxhuar edhe skuadra e madhe në numër pa Kupën e Italisë dhe angazhimet europiane. Këtu hyn në lojë edhe “faji” jo aktual, por që për tani po njollos sezonin. Gjashtë pikët e fituara në grupin B të Ligës së Kampioneve peshojnë, pasi tani shumë po thonë që bilanci final do të ishte negativ nëse nuk fitohet titulli.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"