“Derbi” kryeqytetas për lojtarin që iku nga Skënderbeu, dy propozime identike në tavolinë nga Tirana dhe Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 14:55

“Derbi” kryeqytetas për lojtarin që iku nga Skënderbeu, dy propozime identike në tavolinë nga Tirana dhe Partizani

Partizanit i duhet të dublojë çdo pozicion, siç trajneri Mehmeti e ka theksuar, dhe në mbrojtje është shumë e nevojshme që të ndodhë kjo.

JORGO MEKSI

Andi Hadroj është i vetmi lojtar, që mund të luajë në krahun e djathtë të difensivës dhe vetëm pukjani sigurisht që nuk mjafton.

Drejtuesit janë prej kohësh në lëvizje për të firmosur me një anësor të djathtë, teksa dëshira kryesore duket se është Jorgo Meksi.

Por nuk është aq e lehtë, sepse për ish-lojtarin e Skënderbeut interesohen edhe rivalët e përjetshëm të Tiranës.

Gjithsesi, Meksi ka bërë rezistencë nga të dyja anët dhe shkaku janë paratë.

Tirana dhe Partizani i kanë bërë anësorit propozime identike.

Të dyja klubet kryeqytetase nuk i ofrojnë më shumë se 2500 euro në muaj, plus bonuse në varësi të sukseseve të skuadrës dhe paraqitjeve të lojtarit.

Kjo ofertë relativisht e ulët justifikohet me faktin se Meksi nuk ka luajtur në katër muajt e fundit për shkak të një dëmtimi dhe ai është jashtë formës. Kështu, për momentin tratativat kanë ngecur në vend nga të gjitha anët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"