Derbi i zjarrtë i Selanikut, shqiptarët gati për Arisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 10:06

Derbi i zjarrtë i Selanikut, shqiptarët gati për Arisin

Aris dhe PAOK do të përballen sot për të zhvilluar derbin e zjarrtë të Selanikut. Gjatë javës, dy shqiptarët e Arisit, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj, kanë qenë temë diskutimi nëse do të arrijnë që të jenë të gatshëm, për sot apo jo.

basha mavriaj

Dje, kur edhe u është dhënë dora e fundit përgatitjeve për supersfidën, mbrojtësi dhe mesfushori kuqezi kanë qenë në dispozicion të trajnerit. Një lajm i mirë që Basha dhe Mavraj kanë lënë pas krahëve çdo shqetësim, duke ofruar më shumë mundësi për trajnerin që të dy të kenë hapësira në formacion. Basha ka qenë një nga pikat e rëndësishme të mesfushës së Arisit, ndërkohë që edhe Mavraj në pak ditë ka zënë vend në qendër të mbrojtjes. Klubi grek ka bërë dje disa njoftime të rëndësishme për tifozërinë, për masat e rrepta që do të ketë në kontrollimin e tyre në pikat hyrëse, lidhur nga rivaliteti i madh mes skuadrave dhe tifozërive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"