Derbi i zjarrtë i Selanikut, Mavraj bëhet gati për debutimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 13:17

Derbi i zjarrtë i Selanikut, Mavraj bëhet gati për debutimin

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj pritet të debutojë me fanellën e klubit të ri, Aris në një sfidë shumë speciale, atë ndaj PAOK. Shqiptari është përfshirë në listë nga trajneri për këtë takim të vlefshëm për kupën e Greqisë që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 6.

mavraj

Me shumë gjasa, trajneri i Aris, Herrera do t’i japë disa minuta Mavrajt për të bërë debutimin e tij. Ai pritet ta nis këtë përballje nga stoli, ndërkohë që në stol me shumë gjasa do të përfundojë edhe mesfushori Migjen Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"