Derbi i zjarrtë i Selanikut, Basha dhe Mavraj janë gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 15:17

Derbi i zjarrtë i Selanikut, Basha dhe Mavraj janë gati

Te skuadra e Aris janë të gëzuar që dy shqiptarët kanë kryer dje stërvitje. Një ditë më parë, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj nuk ishin në dispozicion të trajnerit të Arisit, edhe pse me arsye të ndryshme.

Basha-Mavraj

Mbrojtësi i Kombëtares ka lënë pas një gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa për mesfushorin dita e djeshme ka qenë prova se mund të kryejë pjesën dërrmuese të seancës stërvitore.

Pas dëmtimit ndaj Izraelit, Basha ishte në dyshim, por, me sa duket, tek Aris janë të gëzuar që mesfushori, një nga pikat e referimit në këtë start sezoni, të mund të jetë i gatshëm për derbin në fundjavë ndaj PAOK-ut. Mesfushori kuqezi u dëmtua në gju në fundin e pjesës së parë ndaj Izraelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"