Derbi i paratërinjve, Tirana thyen Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 12:48

Derbi i paratërinjve, Tirana thyen Partizanin

Tirana ka mposhtur Partizanin në derbin e moshave U-17. Kjo ndeshje ka qenë e vlefshme për javën e katërt të kampionatit U-17.

tirana partizani moshat u 19

Ka qenë një takim i luftuar dhe gjithçka është vendosur në pjesën e dytë. Gjysmi ka hapur serinë e golave në minutën e 67-të. Më pas Cami është ai që i jep barazimin e përkohshëm derbit në minutën e 74. Tetë minuta më vonë Avdiu bëhet protagonist duke vulosur takimin në shifrat përfundimtare 1-2. Tirana me këtë fitore ka marrë kryesimin e grupit A për grupmoshat U-17, ndërsa Partizani është në vendin parafundit të renditjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"