Derbi i Myzeqesë, trajneri Mërgjyshi: Fitore e merituar, gjykimi s’ndikoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 17:00

Derbi i Myzeqesë, trajneri Mërgjyshi: Fitore e merituar, gjykimi s’ndikoi

Entuziast trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, pas fitores në derbi dhe vendit të parë në renditje. Ai e konsideron plotësisht të merituar fitoren e skuadrës së tij:

mergjyshi

“Patjetër që ishte ndeshje e vështirë, ishim përgatitur për këtë, sepse Lushnja është ekip pretendent, rivali ynë. Lushnja kishte faktorin psikologjik, kishte fituar dy ndeshjet e para dhe është ekip ekspert për këtë kategori. E nisëm ndeshjen mirë, e vumë kundërshtarin në vështirësi, por gabuam në një moment dhe skuadra u tensionua. Në pjesën e dytë ishim më mirë fizikisht dhe morëm një fitore të merituar besoj”, tha trajneri kryeqytetas.

GJYKIMI – “Nuk më takon, sepse edhe herë të tjera nuk jam marrë me gjyqtarët. Këto janë pjesë e garës, një herë merr gjëra në favor, një herë në disfavor. Në ndeshjet e tjera episodet kanë qenë në favor të Lushnjës dhe unë nuk jam ankuar. Nuk besoj se ka qenë determinant gjykimi për fatin e kësaj ndeshjeje”, ka shtuar Mërgjyshi.

POGRADECI – “Shkojmë një pikë para në renditje dhe ky është plus për ne, kemi një avantazh, por duhet shumë kujdes. Ata kanë një skuadër të konsoliduar. Patjetër që është një ndeshje vendimtare dhe duhet të bëjmë maksimumin tonë. Gara? Nuk mendoj se Lushnja do të dorëzohet, sepse edhe formula është e tillë, vendi i dytë në lojë. Çdo skuadër nëse merr maksimumin në ndeshjen tjetër, futet në lojë. Nuk mendoj se trajneri Gjyla do të hapë rrugë, duke ditur natyrën e tij”, ka përfunduar Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"