Derbi i Mynihut ndahet në paqe, shkëlqen talenti shqiptar… Dajaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 15:01

Derbi i Mynihut ndahet në paqe, shkëlqen talenti shqiptar… Dajaku

Në Ligën e Tretë gjermane luhej dje derbi i Mynihut. Amatorët e Bajernit u përballën me “TSV 1860” në praninë e 15 mijë spektatorëve në Grynvalder Shtadion. 

leon-dajaku-fc-bayern-munchen-ii-1569231103-25961

Golat e takimit u shënuan nga Vried për Bajernin dhe Dresel për vendësit. Ajo që ra në sy ishte paraqitja e mirë e lojtarit me origjinë kosovare, Leon Dajaku. Për bavarezët luajti edhe francezi i ardhur nga Gladbahu,

Kynons që gjithashtu bëri një ndeshje dinjitoze. Takimi u ndoq edhe nga disa prej drejtuesve të skuadrës së parë, ndër ta edhe trajnerit Hansi Flik që nuk mungon pothuajse në asnjë ndeshje të skuadrave të moshave. Ndeshja e ardhshme për ekipin e drejtuar nga Hënes do të jetë ndaj Jena Zais në datën 29 nëntor në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"