Derbi i Milanos, Gatuzo ka shumë dilema për të zgjidhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 15:16

Derbi i Milanos, Gatuzo ka shumë dilema për të zgjidhur

Jemi një muaj më pas shtyrjes së derbit. Milan duket në formë të mirë por pezullimet e bëjnë me dhimbje koke Gatuzon.

gatuzo

Bilia do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e të verdhëve. Lokateli dhe Montolivo do të “ndeshen” për një fanellë titullari.

Problemi më i madh qëndron në sulm. Suso dhe Canhanoglu e kanë vendin të sigurt nga krahët. Ajo që shqetëson trajnerin kuq e zi është sulmuesi qëndron.

suso

Andre Silva, titullar ndaj Juventus , duket se do te jetë në stol. Kështu që gara për fanellën e titullarit do të jetë mes Kutrone dhe Kalinic, me këtë të fundit që ka qenë në krahun e titullarëve në stërvitjen e fundit.

Gatuzo e ka përjetuar vetë derbin si lojtar dhe e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ndaj duhet ta mendojë mirë zgjidhjen sepse faturat në fund i shkojnë trajnerit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"