Derbi i Mançesterit, flet Guardiola: Stafi bëri mrekulli për dëmtimet e Halandit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 11:04

Derbi i Mançesterit, flet Guardiola: Stafi bëri mrekulli për dëmtimet e Halandit

Pep Guardiola i ka paralajmëruar rivalët e Mançester Sitit se Erling Haland i ka hedhur pas krahëve problemet e vazhdueshme fizike falë punës së departamentit mjekësor që ka bërë mrekullira me të. “Qytetarët” dërguan fizioterapistin e tyre, Mario Pafundi, gjatë grumbullimit të 22-vjeçarit me kombëtaren norvegjeze, ndërsa ai ka qenë titullar në 11 ndeshjet e këtij sezoni bashkë me kombëtaren dhe ka shënuar 15 gola.

GUARDIOLA HALAND

“Erling vuajti shumë në Dortmund nga dëmtimet sezonin e shkuar dhe erdhi këtu me probleme të vogla pas operacionit.

Ai nisi punën me Marion dhe djemtë e tjerë.

Falë tyre dhe etikës së tij të punës, ai mund të luajë rregullisht tani. Sezonin e shkuar nuk ishte e mundur.

Kanë bërë një mrekulli”, tha Pep në konferencë.

Trajneri i Sitit konfirmoi se Stons do ta humbasë derbin pas tërheqjes muskulore që pësoi në ndeshjen e Anglisë kundër Gjermanisë, por ai shtoi se pret që qendërmbrojtësi të rikthehet në stërvitje pas 10-14 ditësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"